"ThyssenKrupp" shkurton të paktën 2.000 vende pune
Berlin, 10 shkurt - Koncerni më i madh i çelikut në Gjermani ThyssenKrupp AG vendosi të shkurtojë të paktën 2.000 vende pune në uzinat e tij në Europë, në të cilat janë të punësuar rreth 27.600 njerëz.
Kjo u deklarua sot në njoftimin e përhapur nga kompania.
Në këtë mënyrë "ThyssenKrupp" planifikon që para fillimit të vitit të ri fiskal (2014-2015) , në kuadër të masave për përmirësimin e procesit të prodhimit, "të rrisë aftësinë e tij konkurruese në kushtet e vështira të tregut".
Në mes të dhjetorit të vitit 2012 kompania njoftoi se gjatë vitit të fundit fiskal ka pësuar humbje rekord me shumë gati 5 miliardë .