06 Maj 2024

Thjeshtësohen procedurat e regjistrimit të kompanive në Doganë

Prishtinë, 2 prill - Pas reduktimit të dokumenteve në import në fillim të këtij viti, Dogana e Kosovës vazhdon me krijimin e lehtësirave të mëtejme për biznesin në Kosovë.

Nga sot kompanitë të cilat importojnë apo eksportojnë nuk janë më të detyruara të bëjnë marrjen e certifikatave të import-eksportit.  

Në drejtorinë e Doganës së Kosovës deri më tani janë lëshuar certifikata  import-eksportit për bizneset, të cilat fillimisht janë regjistruar pranë MTI-së dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Konform dispozitave të Kodit Doganorë dhe të Akcizave  lidhur me regjistrimin e subjekteve ekonomike  është marre vendim që nga data 2 prill 2012, të gjitha subjektet ekonomike që regjistrohen pranë agjencionit për regjistrim të biznesit dhe Administratë Tatimore të Kosovës-se, tash e tutje  nuk do të regjistrohen edhe pranë zyrës për regjistrim të bizneseve në Doganën e Kosovës.

Për nevoja të procedurave doganore dhe me qëllim të mbajtjes së evidencës, Dogana e Kosovës do të shfrytëzoj numrin e regjistrimit për import/eksport të TVSH-së të cilin e lëshon Administrata Tatimore e Kosovës.

Ndërsa procedura e regjistrimit nuk pushon për agjencionet doganore të cilat do të vazhdojnë të regjistrohen konform nenit 11 të Kodit Doganore dhe të Akcizave të  Kosovës 

“Dogana me këtë veprim ka vazhduar me krijimin e lehtësirave për biznesin në Kosovë, kjo do të ulë kohën e kërkuar për të realizuar një import/eksport. Kjo është pjesë e reformave të cilat janë duke ndodhur në Kosovë për krijim e një ambienti të favorshëm për biznes.” tha drejtori i përgjithshëm i doganës së Kosovës Naim Huruglica.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)