05 Nëntor 2024

Thesari Amerikan shpreh përkrahjen e mëtejme për BQK-në

Washington, 17 tetor - Delegacioni i Bankës Qendrore te Kosovës (BQK) i udhëhequr nga Guvernatori, Fehmi Mehmeti gjatë pjesëmarrjes në takimet vjeshtore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore që po zhvillohen në Washington, ka takuar përfaqësues të Thesarit Amerikan, të udhëhequr nga William C. Thomas, të cilin e informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me treguesit e shëndetit financiar.

Guvernatori Mehmeti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e madh që Thesari Amerikan ka dhënë për zhvillimin e kapaciteteve të BQK-së dhe për përkrahjen e vazhdueshme përmes asistencave teknike, si dhe përkrahjes në zhvillimin e sektorit financiar të Kosovës.

Ndërkaq, Thomas përgëzoi Guvernatorin Mehmeti për të arriturat në sektorin financiar, si dhe konfirmoi përkrahjen e mëtejme për BQK-në nga ana e Thesarit Amerikan.

Guvernatori Mehmeti po ashtu ka zhvilluar takim me ekipin e Misionit të FMN-së për Kosovë, të udhëhequr nga shefi i ri i Misionit, Gabriel Di Bella, me ç’rast e informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe treguesit kryesor të shëndetit financiar.

Po ashtu, Guvernatori Mehmeti falënderoi përfaqësuesin e FMN-së lidhur me raportin e Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (Financial Stability Sector Review) duke shprehur përkushtimin e BQK-së për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga ky raport.

Delegacioni i BQK-së do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore edhe gjatë ditëve të ardhshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)