08 Nëntor 2024

Thesari Amerikan do të vazhdoj të mbështesë Ministrinë e Financave

Prishtinë, 7 tetor - Gjatë qëndrimit të tij në Washington, Ministri i Financave Avdullah Hoti u takua me Drejtorin e zyrës për Evropën Juglindore pranë Departamentit të Shtetit Matthew Palmer, me të cilin bisedoj rreth progresit që ka arritur Kosova në zhvillimin ekonomik.

Ministri Avdullah Hoti e informoj Palmer lidhur me ecurinë e Programit SBA me FMN-në si dhe me projektet e Bankës Botërore.

Po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), si dhe për projektet të cilat priten të mbështetën nga Shtete e Bashkuara të Amerikës për mes kësaj Korporate.

Palmer e përgëzoj Ministrin Hoti për të arriturat e Kosovës në fushën ekonomike si dhe premtoj mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit në çështjet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Hoti po ashtu u takua edhe me z. Larry McDonald, përfaqësues i Thesarit Amerikan, me të cilin diskutoj mbi zhvillimet e fundit ekonomike e fiskale në Kosovë, si dhe për mbështetjen e Thesarit Amerikan dhënë Ministrisë së Financave.

McDonald vlerësoi lart arritjet e deritanishme dhe u zotua që Thesari Amerikan do të vazhdoj të mbështesë Ministrinë e Financave, në veçanti në reformat që lidhen me borxhit publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)