16 Janar 2025

Themelohet Task Forca kundër piraterisë dhe falsifikimit

Prishtinë, 30 janar - Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për themelimin e Task Forcës kundër falsifikimit dhe piraterisë në fushën  të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.

Në mbledhjen e saj të rregullt, Qeveria po ashtu ka miratuar rregulloren për Ndërmjetësim të Kontesteve në Fushën e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Përafërta.

·    Task Forca kundër falsifikimit dhe piraterisë në fushën e të drejtës së autorit ka këtë përbërje:

·    Drejtori i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, Kryesues - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit-Kryesues;

·    Kryeinspektori i Inspektoratit të Tregut - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë-Zëvendëskryesues;

·    Drejtori i Zyrës për Pronësi Industriale - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë;

·    Drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Ligjit- Dogana e Kosovës;

·    Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike - Policia e Kosovës;

·    Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike – Policia e Kosovës;

·    Kryeshefi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar – Ministria e Drejtësisë.

·    Në takimet dhe punën e Task Forcës ftohën të marrin pjesë:

·    Kryeshefi Ekzekutiv i Komisionit të Pavarur për Media;

·    Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Postare dhe Elektronike dhe

·    Institucione dhe organizata tjera të pavarura.


Ndërkaq, Rregullorja për Ndërmjetësim të Kontesteve në Fushën e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Përafërta përcakton procedurat e ndërmjetësimit në mes të shoqatave kolektive dhe përfaqësuesve të përdoruesve, të kësaj të drejte, me theks të veçantë në çështjen e tarifave.

Në fjalën e tij në paraqitjen e propozim-vendimit për Task Forcen, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi tha se krijimi i Task Forcës, do të ndikojë pozitivisht në stimulimin e ngritjes së cilësisë së krijimeve kreative, duke ndihmuar komunitetin krijues në ngritje të të ardhurave për kreacionet e tyre.

“Për më tepër, luftimi i piraterisë dhe falsifikimit, do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e imazhit të Republikës së Kosovës, si një vend dhe treg, ku respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, përkatësisht të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Buxheti për themelimin dhe funksionim e Task Forcës, është pjesë e shpenzimeve të përcaktuara dhe aprovuara për Strategjinë kundër piraterisë, pa nevojë të shpenzimeve dhe të buxhetit shtesë”, tha ai.

E s ai përket Rregullores për ndërmjetësim të Kontesteve, Ministri Krasniqi tha se është një tjetër hap i rëndësishëm që ua mundëson autorëve dhe shfrytëzuesve të së drejtës të hyjnë në dialog për tarifat e shfrytëzimit të krijimtarisë.

“Me anë të kësaj rregulloreje pretendohet arritja e standardeve evropiane në funksionimin e sistemit të së drejtës së autorit në vendin tonë, dhe krijimi i kushteve ku të drejtat e autorit zbatohen dhe realizohen si në vendet modele të Bashkimit Evropian. Për më tepër, zbatimi i rregullores konsiston në arritjen e marrëveshjeve për kompensim dhe sjellë të hyra materiale, për autorët, performuesit, interpretuesit, dhe të gjithë krijuesit e tjerë të veprave intelektuale.\"

\"Kjo do të ndikojë që për herë të parë në Republikën e Kosovës, krijuesit e veprave të mbrojtura me të drejtën e autorit, do të kompensohen për shfrytëzimin e punës së tyre. Ky proces krijon qarkullim ekonomik, i cili sjellë të hyra të konsiderueshme për buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ministri Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)