Themelohet sindikata e Ferronikel-it
Prishtinë, 28 janar - Kuvendi i Shoqatës Sindikale Ferronikeli nga Drenasi, në mbledhjen e tyre të mbajtur sot, të udhëhequr nga kryetari Fehmi Nika, themeluan degën e Metalurgjisë dhe Industrisë Kimike, e cila njëherit i plotëson kushtet statutare për të vepruar si degë.
Në këtë Kuvend ishte i ftuar dhe i pranishëm edhe kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi për monitorimin e Kuvendit dhe marrjen e vendimeve.
Pas vendimit që u muar, që të veprojë si degë, u muar edhe një vendim unamim, që kjo degë e Metalurgjisë dhe Industrisë Kimike të anëtarësohet në BSPK.