Themelohet Shoqata e Operatorëve për Paisje Fiskale
Prishtine, 28 dhjetor - Në kuadër të Odes Ekonomike të Kosovës u themelua Shoqata e Operatorëve të Licencuar për Paisje Elektronike Fiskale.
Aktivitetet specifike te Shoqatës do të jenë si organizimi I takimeve të rregullta me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Ministrinë e Financave të Kosovës, pastaj hulumtimi dhe përcjellja e ofertave në treg të shërbimeve telekomunikuese si dhe hulumtimi, pershtatja, zhvillimi dhe implementimi I politikave te mira ne rajon dhe me gjere;
Ngritja e vetëdijes së bizneseve për rëndesinë e fiskalizimit nën udhëheqjen e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Ministrisë të Financave të Kosovës në koordinim me Odën Ekonomike të Kosovës.
Me ketë rast kryetar I Shoqatës u zgjodh z. Bashkim Shahini nga firma Dukagjini kurse Nënkryetare e Shoqatës znj.Eli Vllahiu nga firma R&T Group.