29 Prill 2024

Themelohet Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare

Prishtinë, 18 prill – Komunitetit të biznesit në Kosovës, që nga e mërkura iu shtuar edhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, e cila ka synim rritjen e bashkëpunimit në mesë të shtetit gjerman dhe Kosovës dhe rritje e investimeve gjerman në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Remzi Ejupi ka deklaruar se oda gjermano-kosovare do të jetë në shërbim të biznesit e jo të politikës.

“Oda do të angazhohet për të rritur bashkëpunimin ndërmjet bizneseve kosovare dhe gjermane dhe përmes tij, të sjellë investime të domosdoshme për zhvillimin e vendi”, ka theksuar Ejupi.

Hapjen e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare ka përshëndetur e dhe Ambasadori gjerman në Kosovë Ernst Reichel, i cili ka thënë se kjo do të ndikoj në rritjet e bashkëpunimeve bilaterale ndermjet Gjermanisë dhe Kosovës.

"Këto janë lajme shumë të mira. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të kontribuojë në masë të madhe që potencialin për tregtinë dypalëshe dhe investimet t'i shfrytëzojmë edhe më mirë”, ka theksuar ai.

Kurse Frymëzim Isufaj, këshilltar në Ministrinë E Zhvillimit Ekonomike, ka shprehur përkushtimin e qeverisë së Kosovës që të ketë sa më shuam bashkëpunim dhe investime në Kosovë.

“Ne mirëpresim themelimin e kësaj ode ekonomike dhe besoj që bashkëpunimi i bizneseve gjermane me ato kosovare do ët hap më shuam mundësi për të zhvilluar ekonominë e Kosovës”, ka thënë ai.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka mirëpritur themelimin e odës ekonomike gjermane, duke vlerësuar se Gjermani në kohë të vështira ka bërë shumë për Kosovën dhe për lirin që ne e gëzojmë sot. Sipas tij, Gjermani është një shtet që e ka mbështet dhe po e mbështet në vazhdimësi Kosovën në të gjitha aspektet. “Kosova nuk duhet të jetë pikë e zesë, por duhet të jetë një garanci e zhvillimit ekonomik, duek tërhequr investime të huaja”, tha Gërxhaliu.

Ndërkaq Ismet Sylejmani bashkëpronarë i firmave VATANI sh.p.k, BITEX sh.p.k dhe NIGA PROFIL sh.p.k, të cilat zhvillojnë biznes të fuqishëm me firma të ndryshme nga Gjermania,e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm themelimin e Odes Ekonomike gjermane-kosovare.
Sipas tij, kjo do të hapë më shumë mundësi të bashkëpunimit të bizneseve të dy vendeve.
“KDWV do të duhej të paraprinte ,dhe besoj fuqishëm se do bashkërendojë bizneset kosovare dhe gjermane në fusha që janë në interes të zhvillimit të bizneseve”, ka theksuar ai.

Iniciativa për themelimin e kësaj Ode, doli nga ndërmarrjet kosovare dhe u përkrah nga Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe Oda Ekonomike e Kosovës. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare është organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse në pajtim me ligjet e Kosovës. Oda, në çështjet ekonomike, do të jetë një partner i rëndësishëm kontaktues i Unionit të Odave Gjermane Tregtare dhe Industriale (DIHK) në Berlin dhe i strukturave të tij në Ballkanin Perëndimor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)