Themelohet Oda Ekonomike e Gruas në Kosovë
Prishtinë, 18 dhjetor - Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson do tu drejtohet të pranishmëve me rastin e inaugurimit të Odës Ekonomike të Gruas në Kosovë.
Ambasadorja Jacobson do të shoqërohet nga Presidentja Atifete Jahjaga, Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, Kryeministri Hashim Thaci, Zëvendës-Kryeministresha Mimoza Kusari-Lila dhe zonja Afërdita Saraçini-Kelmendi në kapacitetin e Udhëheqëses së Odës Ekonomike të Gruas në Kosovë.
Krijimi i Odës do të shërbej si platformë për ta fuqizuar gruan dhe për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e bizneseve të udhëhequra nga gruaja, karshi Qeverisë, shoqërisë civile dhe publikut.