08 Nëntor 2024

Themelohet Oda e Afarizmit të Kosovës

Prishtinë, 27 janar - Me iniciativën e një grupi biznesmenësh dhe në përkrahje të shumë  bizneseve të tjera, si dhe duke parë nevojën që të kontribuojnë në zhvillimin sa më të mirë të jetës ekonomike në Kosovë, në Prishtinë u themelua Oda e Afarizmit të Kosovës.

Rrjedhat ekonomike në Kosovë dhe nevoja e jashtëzakonshme që të përmirsohet klima e të bërit biznes në vend, si për bizneset vendore dhe ato që dëshirojnë të operojnë në Kosovë, nevoja që të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtjen e afarizmit kosovarë, duke i adresuar të gjitha problemet ligjore dhe teknike në institucionet përkatëse, si dhe duke kontribuar me shembuj konkret për mënyrën e rritjes së ekonomisë së vendit, ishin arsyet me të cilën erdhi edhe krijimi i OAK-së, e cila të enjtën ka mbajtur kuvendin e parë themelues.

Në kuvendin e parë të OAK-së, u theksua se OAK ka për qëllim përkrahjen, organizimin dhe zhvillimin e jetës ekonomike dhe zhvillimore të gjithanshme në Kosovë, duke i përkrahur bizneset në përmirësimin dhe ngritjen e klimës së biznesit në vend.
Duke marrë parasysh gjendjen aktuale, ku bizneset vendore janë duke u përballur me probleme të shumta çdo ditë, OAK u themelua me qëllim që të japë kontributin në zhvillimin ekonomik të vendit, të përmirësojë ambientin e të bërët biznes në Kosovë, të mbështes dhe promovojë bizneset aktuale vendore dhe ndërkombëtare dhe ndihmojë bizneset e reja, si dhe të mbrojë këto biznese me të gjitha format e mundshme.

OAK do të kontribuojë me përvojën shumëvjeçare të biznesmenëve që i ka brenda saj dhe të tjerëve që do t’i bashkëngjiten, në mënyrë që të krijojë politika ekonomike dhe klimë shumë më të favorshme të biznesit në Kosovë, duke zhvilluar aktivitete në interesat e biznesit.
 
OAK ka  mision dhe vizion të qartë ndërsa qëllim kryesor ka krijimin e një partneritetit real me Qeverinë, si dhe partneritetin me asociacionet brenda dhe jashtë venditPas një propozimi nga bizneset, OAK zgjodhi edhe bordin udhëheqës të sajë, përfshirë kryetarin dhe nënkryetarin.

Pas një propozimi nga bizneset, OAK zgjodhi edhe bordin udhëheqës të sajë, përfshirë kryetarin dhe nënkryetarin.

•        Kryetar i OAK-së, Skender Krasniqi, KosovaPress
•        Nënkryetar i OAK-së, Arsim Selmonmusaj, ELKOS
•         Lulzim Begaj,  KOSMONTE FOODS, anëtar bordi
•        Hasan Gigollaj, OFFiCE KOSOVA, anëtar bordi
•        Diamant Elshani, ELMONT, anëtar bordi
•        Hysni Zogaj, MINIERA E GOLESHIT, anëtar bordi
•        Hamdi Malushaj, EVROTARGET, anëtar bordi
 
Kuvendi përgëzoi udhëheqjen e re dhe autorizojë për fillimin e punës së OAK-së, përfshirë hapësirën e punës dhe hapjen e konkursit për drejtor ekzekutiv dhe stafin për punë në OAK.
Udhëheqja e OAK-së në ditët në vijim, pas krijimit të ambientit të punës do të iu njoftojë përmes konferencave të saja për media.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)