06 Nëntor 2024

Themelohet grupi punues për masat mbrojtëse tatimore për prodhuesit vendorë

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Financave Bedri Hamza do të pret në takim  kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gerxhaliu, kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka, kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha si dhe drejtorin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropian Shpend Balija.

Në këtë takim do të diskutohet për Efektet e masave të reja fiskale për vitin 2018, Pakoja e ligjeve Fiskale, Masat e reja Fiskale si dhe do te bëhet themelimi i Grupit punues për masat mbrojtëse tatimore për prodhuesit vendorë

Pas takimit do të ketë prononcim për Media.

Takimi mbahet sot në sallën e konferencave, kati 11, Ministria e Financave, Ndërtesa Kryesore e Qeverisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)