23 Dhjetor 2024

Themelohen grupet punuese për Listën Prioritare të Projekteve Infrastrukturore

Prishtinë, 24 nëntor - Nën drejtimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt takimi i Komisionit për Planifikim Strategjik, ku u diskutua dhe miratua vendimi për themelimin e Grupeve Punuese Sektoriale për mjedisin dhe energjinë për përzgjedhjen e projekteve që do të përfshihen në kuadër të Listës Prioritare të Projekteve Infrastrukturore (LPP).

Bashkimi Evropian është duke ofruar të gjitha vendeve të rajonit fondet e IPA për periudhën 2021-2027. Të njohura si IPA III, vlera e totale e të cilave është mbi 14 miliardë euro.

Prej tyre,  9 miliardë euro, do të kombinohen me 20 miliardë euro huadhënie, për të financuar projekte infrastrukturore ashtu që të përkrahet zbatimi i Planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime në Ballkanin Perëndimor.

BE-ja nuk ka përcaktuar shuma fikse për asnjë vend, por kanë kërkuar nga ne të aplikojmë, kurse fondet do të ndahen bazuar në një garë të të gjitha vendeve me njëra-tjetrën.

Si pikë e dytë e rendit të ditës, u diskutua dhe u rikonfirmua zbatimi i Kornizës Kombëtare për Menaxhim dhe Planifikim Strategjik.

Qëllimi i Kornizës është që të vendoset disiplina për atë se si bëhet planifikimit dhe si mekanizmat menaxhues sigurojnë se ajo që planifikohet merr formë të zbatimit dhe të njëjtat do të monitorohen dhe raportohen.

Kjo do të kërkojë fuqizimin e llogaridhënies përmes praktikës së mbledhjes së të dhënave që mundëson raportimin kundrejt objektivave për të kthyer të dhënat në informacion të përdorshëm në nivel të qeverisë.

Gjithashtu duhet të sigurohet ndërlidhje me procesin e buxhetimit në mënyrë që të sigurohemi që buxheti ndjek agjendën e politikave.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e përmbylli takimin duke theksuar se karakteri i planifikimit tregon karakterin e qeverisjes.

Për këtë duhet të përkushtohemi në mbështetjen e procesit duke krijuar dhe integruar sistemet e informacionit të planifikimit dhe buxhetimit në mënyrë që mbledhja dhe prezantimi i informacionit të jetë i lehtë dhe transparent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)