14 Nëntor 2024

Themelimi i Agjencisë së Tatimit dhe Doganës së Kosovës sfidë e qeverisë

Prishtinë, 14 qershor – Ministria e Financave  organizoi sot diskutimin e dytë publik me palët e interesit dhe donatorët për bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një Agjenci të vetme tatimore.

“Synimi i Qeverisë së Kosovës për  themelimin e Agjencisë  së Tatimit dhe Doganës së Kosovës është edhe një sfidë para vetes për të pasur një agjenci moderne tatimore e cila do të sigurojë efikasitet dhe drejtësi për qytetarët dhe bizneset gjatë përmbushjes së detyrimeve të tyre tatimore si dhe për krijimin e lehtësirave për të zhvilluar biznes në shtetin e Kosovës”, kështu u tha sot në tryezën e dytë për Projektligjin  për Agjencinë e Tatimit dhe të Doganës së Kosovës, të organizuar nga Ministria e Financave dhe  Grupi Koordinues.

Gjatë diskutimit ministri i Financave Avdullah Hoti theksoi se gjatë kësaj periudhe pra nga diskutimi i parë e deri më tani kemi zhvilluar takime të shumta me palët e interesit për të cilat  jam shumë mirënjohës për ndihmën dhe kontributin e tyre për ta kompletuar këtë Ligj dhe njëherit kemi pasur edhe vlerësime të larta  nga ta se ky Ligj është i hartuar mirë dhe në mënyrë shumë profesionale. Njëkohësisht vlerësoj  lartë edhe punën e Grupit Koordinues të Ministrisë së Financave, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës për përgatitjen e këtij Ligji i cili do të dorëzohet së shpejti në Qeveri për miratim.

Gjithashtu ai shtoi se në janar të vitit  2017 do të filloj së zbatuari edhe ky ligj me të cilin themelohet Agjencia e të hyrave e Kosovës ku  do të shihen edhe efektet e para të një agjencie të vetme të të hyrave  tatimore, qasja ndryshe për qytetarët dhe bizneset, pra do të kemi një modernizim tatimor i cili do të jetë në harmoni me legjislacionin e BE-së si dhe është një nga reformat më të mëdha në Administratën Publike në Kosovë, shtoi Ministri Hoti.

Ndërsa kryesuesi i Grupit Koordinues për bashkimin e Doganës dhe ATK-së, Ekrem Hysenaj tha se për ta përfunduar një ligj të tillë i cili ka për qëllim krijimin e një agjencie të vetme të të hyrave është dashur të zhvillohen aktivitete të shumta me të gjitha palët e interesit, ku  Grupi Koordinues ka marrë të gjitha sugjerimet  dhe e ka bërë draftimin e “Projektligjit për Agjencinë e Tatimit dhe Doganës së Kosovës” sipas të cilit përcaktohen parimet bazë të organizimit, funksionimit, kompetencat, të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punës, si dhe çështje tjera të cilat lidhen me funksionimin e Agjencisë nga viti 2017 e tutje.

Në këtë Tryezë morën pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, Grupi Koordinues për bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës, përfaqësues të Doganës të Kosovës, përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës, përfaqësues të bizneseve, si dhe palë të tjera të interesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)