27 Prill 2025

Thellohet kriza sociale në Bashkimin Europian

Bruksel, 28 mars - Kriza sociale është thelluar në Europë me rritjen e papunësisë dhe familjet që kalojnë në vështirësi në sfondin e krizës së borxheve sovrane për më shumë se tre vjet, thekson një raport i fundit i Komisionit Europian mbi punësimin dhe gjendjen sociale.

\"Në disa raste varfëria ka goditur rëndë. Qeveritë duhet të gjejnë mënyra rritjeje për t\'ju dhënë njerëzve një jetesë më të mirë,\" tha Laszlo Andor, komisioneri i BE-së për çështjet e punësimit.

Në janar, në Bashkimin Europian papunësia arriti në 26.2 milionë, rreth 8 milionë njerëz të rinj nën moshën 25 vjeçare.

GDP e bllokut gjithashtu u tkurr me 05 për qind gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar.

Raporti thotë gjithashtu se imigracioni nga jashtë BE-së është ngadalësuar dhe se kriza ka ndikuar negativisht në pjellorinë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)