Thellohet kriza për rritjen e limitit të borxhit në SHBA
Washington, 24 korrik - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bisedimet për rritjen e limitit të sipërm të borxhit midis Presidentit Obama, demokratëve dhe republikanëve janë ndërprerë.
Bëhet e ditur se palët nuk kanë rënë në ujdi në lidhje me rritjen e taksave.
Presidenti Obama i ka thirrur liderët e kongresit në Shtëpinë e Bardhë për të deklaruar se si do ta zgjidhin këtë çështje deri në datën 2 gusht.
Ai vuri në dukje se problemi duhet zgjidhur përpara hapjes së Bursës së Nju Jorkut ditën e hënë.
Kurse Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Bohner deklaroi se bisedimet janë ndërprerë për shkak se Shtëpia e Bardhë kërkon rritje shtesë të taksave.
Në Amerikë, shtetin me ekonominë më të madhe, limiti ligjor i hyrjes në borxh arriti tavanin 14 trilionë e 290 miliardë dollarë.
Në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje atëherë në datën 2 gusht, pronarët e bondeve, punonjësit e administratës dhe pensionistët nuk do të arrijnë të marrin pagë.