02 Nëntor 2024

Thellohet kriza në Rusi, aksionet e kompanive ruse bien me 25 për qind

Moskë, 9 mars - Ndikuar nga rënia e çmimeve të naftës me rreth 30%, pas mossuksesit të takimit të OPEC-ut dhe zhvlerësimit të fundit të Rublës ruse, sot në bursën e Londrës kanë rënë edhe aksionet e kompanive më të fuqishme ruse.

Aksionet e kompanive të naftës dhe gazit, Rosneft, Gazprom, Lukoil, Surgutneftegaz, Tatneft, Novatek, Gazpromneft kanë rënë me 14-25%.

Gjithashtu si pasoj e zvogëlimit të masës monetare nga rënia e eksporteve ruse, kanë rënë edhe aksionet e bankave kryesore ruse, Sbernak ka rënie prej 23% ndërsa VTB Bank ka rënie 17%.

Sot, Bursa e Moskës nuk është hapur për shkak se në Rusi është ditë feste, por nesër me hapjen e Bursës së Moskës pritet vazhdim i rënies së aksioneve të kompanive ruse.

Banka Qendrore Ruse, me një vendim urgjent, edhe pse në Rusi është ditë feste dhe nuk punohet, ka ndaluar blerjen e valutës së huaj, për së paku 30 ditë. Kjo masë drastike e Bankës Qendrore Ruse  merret për të mbrojtur monedhën ruse nga zhvlerësimi i mëtejmë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)