Thellohet kriza në eurozonë
Bruksel, 1 dhjetor - Kriza e borxheve në eurozonë po thellohet. Euro shënoi rënie në krahasim me dollarin, në Itali u rrit shkalla e kamatës, ndërsa ka shenja se investitorët mund të tërhiqen nga ekonomitë e kërcënuara të Portugalisë dhe Spanjës.
Euro ka rënë nën 1.30 dollarë sot, që shënon herën e parë që nga shtatori, për shkak të frikës se paketa e ndihmës për Irlandën nuk do t`ia dalë që të mbrojë edhe anëtaret e tjera të kërcënuara të eurozonës nga tensionet e vazhdueshme në tregjet e aksioneve.