26 Dhjetor 2024

Thellohet kriza ekonomike në Rusi, rritet numri i të varfërve

Moskë, 16 dhjetor - Bazuar nga të dhënë që dalin nga sondazhi i “Fondit të Opinionit Publik - FOM”, realizuar gjatë muajit nëntor, pothuajse çdo i treti rus e konsideron veten të varfër.

Nga rezultatet e dala nga sondazhi, 33% e respodentëve në Rusi e konsiderojnë vetën të varfër. Nëse i krahasojmë këto të dhëna me hulumtimin e më hershëm, përqindja e të varfërve është rritur pothuajse me një çerek gjatë tetë muajve të fundit, nga 27% sa ishte në muajin mars në 33% në muajin nëntor.

Kjo dinamikë e rritjes së varfërisë në Rusi, nuk është parë që nga kriza financiare globale, e vitit 2008. Në Rusi, pos që ka rritje të varfërisë, vërehet edhe rrënje e klasës së mesme, e cila nga 69% sa ishte në muajin mars, në muajin nëntor kishte rënë në 64%.

Për momentin në Rusi, pa ndryshuar ka mbetur vetëm përqindja e rusëve që e konsiderojnë vetën të pasur, e që në Rusi kjo përqindje sillet rreth 1 përqind.

Se ka përkeqësim të parametrave ekonomik në Rusi, e thotë edhe hulumtimi i kompanisë analitike ruse “BusinesStat”, e cila ka arritur deri tek ky konkludim duke e analizuar trendin e shitjes së bukës.

Bazuar ne trendin e shitjes së bukës, për herë të parë në pesë vitet e fundit në Rusi ka rritje të shitjes së bukës. Ekspertet e ekonomisë këtë e shpjegojnë me rënien e të ardhurave të popullatës dhe zhvlerësimin e Rublës ruse.

Më herët në temën e rritjes së varfërisë, një sondazh e kishte kryer edhe “Rosstat”, e cila kishte ardhur në përfundim se 64% e familjeve të reja ruse kanë të hyra të mjaftueshme vetëm për ushqim dhe veshmbathje.

Kjo është edhe më shqetësuese kur kihet parasysh që familjet e reja ruse përballen më shumë me pasigurinë sociale, çka ndikon edhe në rënien e natalitetit dhe rritjen e numrit të familjeve të reja që si opsionin të vetëm e kanë emigrimin në shtetet perëndimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)