Thellohet bashkëpunimi ndërqeveritar Kosovë Japoni
Ministri Besim Beqaj fillimisht e falënderoi Ministrin Aso për bashkëpunimin si dhe ndihmën që Qeveria Japoneze i ka dhënë shtetit të Kosovës që nga përfundimi i luftës përmes projekteve të ndryshme në sektorin e Agrokulturës, Shëndetësisë, Transportit dhe Infrastrukturës.
Gjithashtu , në vazhdën e takimeve në Japoni, Ministri i Financave Besim Beqaj së bashku me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj si dhe përfaqësuesit e bizneseve të Republikës së Kosovës, Safet Gërxhaliun nga Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës u takuan edhe me Presidentin e Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë Satoshi Miyamoto.
Gjatë takimit ministri Beqaj kërkoi thellim të bashkëpunimit ekonomik si dhe mbështetje financiare për realizimin e projekteve të nevojshme që konsiderohen si prioritete nga Qeveria e Kosovës siç janë; trajtimi i ujërave të zeza në të gjitha qytetet e Kosovës dhe mbështetje të sektorit privat përmes Fondit Zhvillimor.