Thellohet bashkëpunimi ekonomik Kosovë - Shqipëri
Tiranë, 1 tetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtore, gjatës vizitës në Tiranë, u takua me zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Ilir Meta, njëherësh edhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë së Shqipërisë, me të cilin biseduan për format e kooperimit ekonomik në mes dy vendeve.
Gjatë takimit të përbashkët u diskutua rreth vazhdimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve, si dhe rreth ripërtëritjes së marrëveshjes për nxitjen e investimeve të ndërsjella midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Ministrat Zharku e Meta kanë biseduar edhe rreth nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi midis dy ministrive në fushën e industrisë dhe të tregtisë.
Ministri Zharku e ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për mbështetjen që është duke i dhënë Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik të saj.
Theks të veçantë, ministrat i kanë kushtuar edhe vënies në funksion të Portit të Shëngjinit, i cili do të jetë në shërbim të interesave të bizneseve nga Kosova .