Thellohen mosmarrëveshjet për krizën ekonomike në Evropë
Kopenhagë, 2 prill - Takimi i Ministrave të Financave të Eurozonës, ne Danimarke nuk shkoi sipas parashikimeve.
Shefi i Eurogrupit Zhan Klod Junker anuloi konferencen e planifikuar për të shpallur zgjerimin në 800 miliarde euro te Murit Mbrojtjes te Europës, sepse këtë e beri publike para kohe ministrja austriake e Financave, Maria Fekter.
Ne vend te konferences per shtyp, ai dergoi një e-mail ku shpjegohej shtimi i dy fondeve te shpetimit te Eurozones. \"Junker ishte shume i revoltuar\", tha njeri prej zyrtareve te BE-se.
Vetem nje ore perpara se te mbaronte takimi i Eurogrupit Maria Fekter zhvilloi nje konference te shkurter me gazetaret, gjermanfoles ku konfirmoi edhe zgjerimin e Murit Mbrojtjes te Europes.
Me pas u detyrua ti kerkoje falje Junkerit duke i shpjeguar se qellimi i saj ishte te paraqiste panoramen te diskutimeve dhe jo rezultatin e takimit.
Por as kjo ndjese nuk e qetesoi Junkerin. Ne nje interviste telefonike per te perditshmen franceze Le Monde, ai tha se duhet te vendosen pikat mbi i dhe ministrat duhet te disiplinohen.
Nese gjerat thuhen perpara se te ndodhin- atehere perse duhet te dale ne nje konference per shtyp.
Investitoret te shqetesuar për planet e shpetimit te Spanjes dhe Italise, kerkuan rritjen e fondit nga 500 miliarde euro ne thuajse 1 trilion, por qendresa e Gjermanise pengoi rritjen në këtë nivel.