The Economist: Sllovenia, vendi i gjashtë i Eurozonës në krizë
Londër, 20 gusht - Gazeta e përjavshme The Economist shkruan se Sllovenia mund të jetë shteti i gjashtë anëtar i BE-së që do të kërkojë ndihmë financiare, pas Greqisë, Irlandës, Portugalisë, Qipros dhe Spanjës.
Nëse do të ishte e nevojshme ndërhyrja, atëherë do të bëhet vetëm një ndryshim i vogël për fondet për ndihmën e vendeve të eurozonës. Sllovenia ka vetëm 2 milion baorë, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto arrin në 36 miliardë euro, që është vetëm 0,4 për qind nga prodhimi i brendshëm bruto i Eurozonës.\"
\"Sllovenia do të ishte vendi i parë i ish-vendeve komuniste në eurozonë që do të kishte nevojën e ndihmës financiare, shkruan prestigjiozja The Economist.
Letrat me vlerë në Slloveni ditëve të fundit arritën kuotën e kamatës prej 7 për qind, në situatë që nënkupton se vendi nuk mundet më që të marrë borxh në tregun ndërkombëtar.