19 Nëntor 2024

”The Economist”: Greqia fëmija problematik

Londër, 13 janar -  ”The Economist” thekson se zyrtarët gjermanë deri para pak kohe të zemëruar, tanimë përshëndesin si shpëtimtar të vendit të tij dhe të euros kryeministrin Antonis Samaras.

Me një rrjedhje të pazakontë lajmesh të mira e fillon vitin 2014 Greqia “fëmija problematik” i objektivave të humbura financiare, që tashmë i kapërcen gjithë parashikimet, sipas rubrikës “Charlemange” të revistës britanike ”The Economist”, që i referohet suficitit primar, uljes së interesave të bondeve greke dhe mundësisë së kthimit në tregjet financiare brenda vitit.

”The Economist” thekson se zyrtarët gjermanë deri para pak kohe të zemëruar, tanimë përshëndesin si shpëtimtar të vendit të tij dhe të euros kryeministrin Antonis Samaras, ndërsa zyrtarët evropianë në Athinë, të pranishëm për ceremoninë e fillimit të presidencës së BE-së nga Greqia, ishin atje për ta përgëzuar vendin dhe jo për ta fundosur atë.

”Ndërkaq, situata ekonomike dhe politike e vendit vazhdon të jetë problematike”, vëren ”The Economist”. Revista britanike vë gjithashtu në dukje se ristrukturimi i ekonomisë dhe rikrijimi i shtetit kërkojnë kohë dhe vendosmëri, mirëpo Samaras nuk ka asnjërën nga të dyja.

SYRIZA ka avantazh në sondazhet për zgjedhjet evropiane të majit. “Lideri i rafinuar dhe fotozhenik Aleksis Cipras” është kandidat për president i Komisionit Evropian.

“Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Mirëpo një fitore e Ciprasit në këto zgjedhje do të mund të krijonte probleme për koalicionin e brishtë qeveritar të zotit Samaras”, thekson ”The Economist”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)