19 Nëntor 2024

The Banker vlerëson Raiffeisen si “Banka e vitit”

Vjenë, 4 dhjetor - The Banker, revistë e njohur e Financial Times LTD, ka ndarë çmimin për Raiffeisen Bank International AG (RBI) si „Banka e vitit” ne Evropën Qëndrore dhe Lindore si dhe çmimet “Banka e vitit” për bankat e rrjetit të RBI në pese shtete, në mesin e të cilave edhe çmimi për Raiffeisen Bank në Kosovë.

Çmimet janë prezantuar në një ceremoni të organizuar në Londër, më 28 nëntor 2013.

Çmimi “Banka e vitit” është vlerësimi i tretë i rëndësishëm që RBI ka pranuar për shtrirjen strategjike, performancën dhe shërbimet e një kualiteti të lartë për klientët privatë dhe biznese në Evropën Qendrore dhe Lindore gjatë këtij viti.

Në muajin mars, revista Global Finance ka ndarë çmimin si \"Banka më e mirë në Evropën Qëndrore dhe Lindore” për RBI.

Ndërsa në qershor, RBI ka pranuar çmimin tjetër \"Best Bank in CEE & CIS\" nga EMEA Finance. RBI ka fituar çmimin si “Banka e vitit në Evropën Qëndore dhe Lindore” nga The Banker për herën e shtatë radhazi.

\"Pranimi i çmimeve të ndryshme gjatë këtij viti tregon se ne kemi arritur të ofrojmë shërbime të një kualiteti të lartë për klientët tanë edhe përkundër rrethanave të vështira ekonomike.\"

\"Ne po ashtu kemi arritur të përmirësohemi vazhdimisht dhe ju jam shumë mirënjohës punonjësve tanë sepse i gjithë ky sukses është rezultat i punës dhe përkushtimit të tyre”, tha Karl Sevelda, drejtor ekzekutiv i RBI.

Pesë bankat e rrjetit të RBI, Bankat Raiffeisen në Kosovë, Kroaci, Rumani, Serbi dhe Priorbank në Bellorusi kanë po ashtu arsye të jenë të kënaqur me vlerësimin e punës së tyre meqenëse ato morën çmimin si “Banka e vitit” në shtetet ku veprojnë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)