08 Nëntor 2024

Thaçi: Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gëzon besim dhe kredibilitet


Prishtinë, 9 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Auditorin e Përgjithshëm të vendit, Besnik Osmanin, i cili ia dorëzoi kreut të vendit raportin vjetor për vitin 2015.

“E mirëpres raportin dhe të gjeturat e tij. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gëzon besim dhe kredibilitet”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, është shprehur se ky institucion ka evidentuar përmirësime, porse mbeten ende edhe disa probleme.

Duke iu referuar punës së auditorëve, presidenti Thaçi theksoi se duhet të ruhet dhe të afirmohet sa më shumë Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)