18 Nëntor 2024

Thaçi vizitoi Fabrikën e përpunimit të ujit "Dea"

Prishtinë, 21 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi sot Fabrikën e përpunimit të ujit "Dea" në Gumnisht të Epërme të Komunës së Gjilanit.

Pasi ka vizituar repartet e fabrikës dhe ka bashkëbiseduar me drejtuesit e saj, kryeministri Thaçi është deklaruar për media:

"Unë sot kam zgjedhur për të vizituar një nga bizneset më të suksesshme të kësaj treve, por mund të themi edhe në Kosovë, njërin prej bizneseve të familjes Shala, Fabrikën e përpunimit të ujit "Dea", një prej fabrikave më të mira në rajon. Familja Shala me biznesin e vet ka krijuar mbi 160 vende të reja të punës.

"Prandaj, uroj dhe përgëzoj familjen Shala për biznesin. Gjatë vizitës, diskutuam edhe për mundësitë që ky biznes, si shumë biznese tjera, ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha të zgjerohen", ka theksuar ai.

Sipas tij në funksion të krijim të kësaj mundësie të zgjerimit të bizneseve dhe krijimit të vendeve të reja të punës Qeveria e Kosovës do të punojë maksimalisht të rritë dhe forcon partneritetin me komunitetin e biznesit përmes krijimit të Fondit prej 1.5 miliard eurosh, fondit për punësim.

"Prandaj, unë jam me optimizëm, shpresë dhe besim të plotë se biznesi kosovar do të zgjerohet edhe më tepër  dhe i ftoj të gjitha ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha që të shqyrtojnë mundësitë më të mira për të aplikuar në Fondin e punësimit, që të jenë përfitues dhe të zgjerojnë bizneset edhe më tepër, të krijojnë vende të reja të punës, natyrisht me një pagesë edhe më të mirë për punëtorët", ka pohuar ai.

Ai ka  ftuar edhe njerëzit e iniciativave të punojnë për krijimin e bizneseve të reja, në mënyrë që të krijojnë vende të reja të punës.

"Ne si Qeveri e Kosovës do të thellojmë partneritetin me komunitetin e biznesit që të kemi sukses të plotë në ndërtimin e shtetit tonë të ri dhe Misionit tonë të Ri të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës", ka theksuar ai.

Sipas tij ky është misioni ynë i përbashkët, i Qeverisë së Kosovës, i komunitetit të biznesit dhe i qytetarëve të Kosovës" - tha Kryeministri Thaçi.

Ndërsa, përfaqësuesi i Fabrikës së përpunimit të ujit "Dea" falënderoi kryeministrin Thaçi për vizitën dhe për premtimin për krijimin e Fondit për punësim dhe zhvillim, i cili do ta zhvillojë ekonominë e Kosovës, por gjithashtu do të krijojë edhe mundësi për zhvillimin e mëtejmë të kompanisë tonë dhe kompanive tjera dhe krijimin e vendeve te reja të punës.

"Kosova ka nevojë për një fond të tillë në mënyrë që prodhuesit vendor të eksportojnë më tepër produktet e tyre dhe të jenë më shumë konkurrentë me vendet e rajonit" u shpreh përfaqësuesi i fabrikës "Dea".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)