Thaçi: Vendimi për rritjen e rrogave do të implementohet
Prishtinë, 3 shkurt - Kryeministri i Qeverisë së Kosovës në dorëheqje Hashim Thaçi, ka ripërsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, se vendimi për rritjen e pagave për sektorin publik është në fuqi dhe se ai vendim do të implementohet.
Thaçi ka thënë se për shtyrjen e pagave me rritje, falje duhet të kërkojnë ata që e kanë zhagitur procesin elektoral dhe kanë shtyrë ndërtimin e institucioneve.
Sipas tij, qytetarët pagat do ti marrin me rritje menjëherë pas miratimit të buxhetit.
Kjo është përgjegjësi e gjithë spektrit politik. Sa më parë që të mblidhet Kuvendi, të aprovohet buxheti, edhe njerëzit natyrisht ti marrin pagat e tyre, ka thënë zoti Thaçi, duke shprehur keqardhjen e tij personale, por edhe, siç tha, mllefin për këtë vonesë të panevojshme.