Thaçi, u premton përkrahje Zejtarëve
Prishtinë, 14 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi Shoqatën e Zejtarëve të komunës së Prishtinës, ku u prit nga kryetari Enver Pakashtica dhe kryesia e shoqatës.
Pas takimit që zhvilloi në Shoqatën e Zejtarëve, Kryeministri Thaçi vizitoi disa prej dyqaneve përreth për të parë nga afër zhvillimin e bizneseve të tyre dhe prezantoi para pronarëve krijimin e Fondit të Punësimit, fond ky që do tju krijoj lehtësira në fushën e të bërit biznes, zgjerimit të biznesit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Kryeministri Thaçi pas takimit u deklarua për media:
Për mua ishte një kënaqësi e veçantë që së bashku me ministrin Beqaj, sot u takuam me Shoqatën e Zejtarëve të Prishtinës. Dëshiroj ti falënderoj shumë për mikpritjen, diskutimin e hapur dhe shumë të sinqertë, që e kishim\", ka theksaur ai.
Sipas ti j ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Jemi dakorduar që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen, për të krijuar kushte dhe mundësi e klimë më të mirë për zejet në Prishtinë, për familjet e tyre, për të punësuarit e tyre.
Qeveria e Kosovës do ti kryejë të gjitha obligimet që dalin obligimeve të veta dhe kërkesave e nevojave të zejtarëve në Prishtinë dhe gjithë Republikën e Kosovës.
\"Unë dëshiroj ti falënderoj për mirëkuptimin që kemi gjetur në diskutimin tonë. Për mua zejtari është sikur luftëtari i lirisë. Zejtari punon dhe jeton me djersën e vet dhe natyrisht që përkushtimin që e ka, e ka të shenjtë, për të punuar, për të mbajtur familjen, për të krijuar vende të reja të punës. Kjo ka qenë edhe tradita e njerëzve tanë, e zejtarëve tanë, sikur që ka qenë dhe është fjala e dhënë, besa e dhënë e luftëtarëve të lirisë\", ka pohuar ai.
Ai ka dekalruar se kanë arritur një mirëkuptim të angazhimeve të përbashkëta për Misionin e Ri 2014 që të punojmë bashkërisht, ta përkrahim njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen, për Misionin e Ri duke përfshirë fondin prej 1.5 miliardë euro. Zejtarët do të jenë ata që do të jenë përfitues.
\"Diskutuam edhe për mundësinë e aplikimit, pastaj përfitimit, për ti forcuar zejet, për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për të vazhduar më tutje theksoi Kryeministri Thaçi.
Kurse Kryetari i Shoqatës së Zejtarëve të komunës së Prishtinës, Enver Pakashtica falënderoi Kryeministrin Thaçi për vizitën. Si kryesi e Shoqatës së Zejtarëve të Prishtinës, e përkrahim iniciativën e Kryeministrit Thaçi e misionit të ri që e ka. Në atë mision përfitimet më të mëdha mendoj se i takojnë fushës sonë, tha z. Pakashtica pas takimit me kryeministrin Thaçi.