02 Maj 2024

Thaçi: Të punësuarit e sektorit publik po barazohen në rajon

Prishtinë, 8 prill - Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, ka miratuar një varg projektligjesh të cilat do të rregullojnë funksionimin në shumë fusha të  veprimit të institucioneve të Kosovës.

Në fjalën e hyrjes, kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur vlerësimin e lartë për përmbylljen e suksesshëm të procesit të zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës. Kjo zgjedhje është mundësuar nga qasja konstruktive e liderëve të partive kosovare, ka thënë. Zgjedhjen e presidentit të Republikës, kryeministri Hashim Thaçi e ka cilësuar si mesazh për arritjen e nivelit të lartë të standardeve demokratike të shoqërisë kosovare.

Kryeministri Thaçi ka theksuar se lidershipi kosovar do të vazhdojë përkushtimin e dhe bashkëpunimin për realizimin e interesave të qytetarëve të Kosovës.

Duke vlerësuar fillimin e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se të punësuarit në sektorin publik tashmë po barazohen me të punësuarit në rajon dhe do të vazhdojmë të angazhohemi që ata të barazohen me nivelet e vendeve të zhvilluara evropiane.

Qeveria ka miratuar Projektligjin për Mbrojtjen  nga Zjarri; Projektligji për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme; Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër; Projektligjin për organizimin sindikal në Kosovë; dhe Projektligjin për Këshillin Ekonomike Social.

Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Bedri Bahtirit si  përfaqësuesit të Qeverisë për anëtarë të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësorë të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)