Thaçi: Tani Kosova ka kodet ndërkombëtare SWIFT edhe IBAN
Prishtinë, 12 gusht - Kryeministri Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook ka thënë së një lajm i mirë vjen nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me pranimin ndërkombëtar të kodit të pavarur IBAN të Kosovës.
Tani Kosova sipas tij ka kodet e pavarura ndërkombëtare SWIFT edhe IBAN që do të mundëson transferte më të lehte dhe të sakta të parave, transparencë më të plotë dhe mundësi të luftimit të shpërlarjeve të parave.
\"Ky është rezultat i përbashkët e Bankës Qendrore, bankave komerciale kosovare por edhe miqve nga shtetet partnere që kanë lobuar tash e një kohë që Kosova të rrumbullakson pavarësimin e sistemit të vet bankar\", ka thënë Thaçi.