18 Maj 2024

Thaçi sjell në Kosovë Mc Donalds

Prishtinë, 30 korrik - Firma me seli në Washington “Patton Boggs” është duke u paguar 50,000 $ në muaj nga zyra e Hashim Thaçit në mënyrë që të lobojë për Kosovën – përfshirë hapjen e restorantit të parë të McDonalds-it.

Kompania e diskutueshme e fast-foodit është biznesi i vetëm që është dhënë me emër si subjekt i lobimit nga firma “Patton Boggs”, në takimet e saj për të promovuar Kosovën si një vend për të bërë biznes.

Sipas dokumenteve të paraqitura në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së nga “Patton Boggs”, firma e lobimit iu shkroi e-maila, iu telefonoi dhe mbajti një takim me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, në lidhje me hapjen e zinxhirit të hamburgerëve në Kosovë.

“Patton Boggs” paguhet nga Zyra e Kryeministrit për t’i ofruar Kosovës “shërbime këshilluese në çështjet ligjore dhe avokim për t’u përdorur për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe”.

Kompania po ashtu, është menduar, “të nxisë investimet dhe mundësitë tregtare për Kosovën, si dhe mbledhjen e fondeve nga programet e ndihmës së huaj”. Për këtë, ajo është paguar 50.000 dollarë në muaj.

McDonalds është rrjeti më i madh botëror i restoranteve të ushqimit të shpejtë të hamburgerit, që shërben rreth 68 milionë konsumatorë përditë, në 119 vende të botës, por ende nuk ka të hapur një përfaqësi në Kosovë. Shkupi është vendi më i afërt për ata që duan të shijojnë një Big Mac.

Por, sipas raportit të aktiviteteve të “Patton Boggs”, të publikuara në bazë të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Jashtëm, lobistët që punojnë për zyrën e Thaçit janë përpjekur që të sigurojnë që pulat McNuggets të jenë në dispozicion në shtetin e dytë më të ri në botë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)