17 Nëntor 2024

Thaçi shpërblen “HIB Petrol”-in me 14 milionë euro

Prishtinë, 14 tetor - Kompania “HIB Petrol” ka arritur të fitojë tender në vlerë prej rreth 14 milionë euro për furnizim me derivate të naftës për 37 institucione shtetërore.

Kompania që udhëhiqet nga Ibrahim Bucaliu, do ta furnizojë me derivate të naftës Zyrën e kryeministrit, Hashim Thaçi, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe shumë ministri të Qeverisë së Kosovës, si dhe agjenci të pavarura.

Kompania “HIB Petrol”, e cila është shpallur fituese e tenderit më të madh institucional në fund të mandatit të Qeverisë Thaçi 2, ishte objekt hetimi në fillim të këtij viti nga Prokuroria e Shtetit për shkak të dyshimeve të vërtetuara nga laboratorë ndërkombëtarë se nafta e kësaj kompanie që është dërguar në shkollat e Prishtinës përmbante sasi enorme të squfurit dhe përbënte rrezik për shëndetin e fëmijëve.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)