17 Nëntor 2024

Thaçi: Raporti i Bankës Botërore, dëshmi për reforma ekonomike

Prishtinë, 29 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka vlerësuar se Raporti vjetor i “Të Bërit Biznes 2015”, i sapodalë nga Banka Botërore, dëshmon sërish për suksesin e reformave liberalizuese të qeverisë sonë.

Ai në facebook ka shkruar se ky raport tregon që Kosova ka përmirësuar renditjen me 6 vende duke arritur sivjet vendin e 75-të.

“Zhvillimi i ekonomisë së Kosovës lidhet drejtpërdrejtë me ndërtimin e një klime sa më të përshtatshme për të nxitur investimet dhe lehtësuar bërjen e biznesit prandaj ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të ndërmarrim ato reforma apo politika që të përmirësojmë më tej këtë klimë”, ka shkruar Thaçi në facebook.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)