Thaçi: Qeverisja e ardhshme do të jetë ekonomi dhe punësim
Prishtinë, 22 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekalruar se e tërë qeverisja e ardhshme katër vjeçare do të jetë ekonomi, ekonomi dhe vetëm ekonomi; punësim, punësim dhe vetëm punësim.
Siç e dimë të gjithë, ne tanimë kaluam dy sfidat më të rëndësishme që i kemi pasur si vend dhe si shoqëri: e para, sfida më e rëndëssihme, ajo e fitimit të lirisë, dhe e dyta, që të bëjmë Kosovën e pavarur dhe sovrane.
"Tani ne kemi vënë themelet e shtetit tonë. Vendi ynë nderohet dhe respektohet prej familjet euroatlantike, prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ky edhe është qëllimi, synimi dhe vizioni ynë: që të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, NATO-s, e natyrisht në të ardhmen edhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara", ka theksuar ai.
Sipas tij është moment ky që të fillojmë me sfidën e tretë, për fuqizimin e zhvillimit ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës, pra të punojmë ët gjithë të bashkuar rreth këtyre angazhimeve jetike për ju si studentë, për të rinjtë e Kosovës, për familjet tuaja, për gjithë shoqërinë kosovare.
"Tani është koha që të veprojmë, të marrim vendime të mëdha, vendime këto që ndërlidhen për të ardhmen e sigurt dhe me mirëqenie shumë më të lartë për familjet tuaja, për të gjithë qytetarët e Kosovës. Për këtë arsye, unë, në muajt e fundit kam vizituar anekënd Kosovës biznese të ndryshme, kompani të ndryshme, kam takuar talent të ndryshëm, kam vizituar fermerë, kam punuar bashkë me ta në fabrika, i kam dëgjuar ata, këshillat, rekomandimet, i kam dëgjuar edhe problemet që i kanë", ka theksuar ai.
Ai ak dekalruar se nga Fondi i Punësimit, deri në 1.5 miliard euro, ne kemi planifikuar që 500 milionë euro të ndahen për sektorin e bujqësisë, dhe të hapen 50 mijë vende të reja të punës.
"Çdoherë projektet e mëdha na duken si ëndrra, por çdo ëndërr e kemi bërë realitet, edhe kur kanë qenë edhe më të vështira. E kemi pasur ëndrrën të jemi vend i lirë, jemi vend i lirë, e kemi pasur ëndrrën të bëhemi vend i pavarur dhe sovran, jemi vend i pavarur dhe sovran, e kemi ëndërr ta zhvillojmë vendin tonë dhe të krijojmë një vend me standarde, me kritere dhe standarde të Bashkimit Evropian, unë besoj se bashkërisht mund ta realizojmë", ka theksuar ai.