18 Nëntor 2024

Thaçi: Programi i PDK-së garanton punësim dhe zhvillim ekonomik

Kamenicë, 30 maj – Kryetari i Partisë Demoktratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpalosur Misionin e Ri edhe në Kamenicë. Ai tha se vetëm progami i PDK-së do të përmbush misionin e radhës për punësim dhe zhvillim ekonomik dhe lidershipi energjik i kësaj partie ka vullnetin dhe kapacitetet e duhura për ta jetësuar këtë mision.

Kamenica sipas tij, do të jetë përfituese e madhe e Fondit të Punësimit, përmes të cilit do të hapen 200 mijë vende të reja të punës. “Ne i kemi shpallur luftë papunësisë. Do ta luftojmë atë, duke zhvilluar bujqësinë, industrinë, turizmin. Duke i mbështetur ndërmarjet e vogla, të mesme dhe të mëdha. Ne kemi dëshmuar në të kaluarën se kemi guximin e duhur për t’u përballur me sfida të mëdha dhe ju siguroj që sërish do ia dalim të fitojmë në këtë betejë të re”, shtoi Thaçi.

Ai ka paralajmëruar se pas konsolidimit të shtetit, Misioni i Ri, si asnjëherë më parë, do të ketë në fokus mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe kujdesi ndaj tyre, pas përmbylljes së suksesshme të shtetndërtimit. “Do të vazhdojmë me rritje të pagave gjatë mandatit të ardhshëm”, theksoi Thaçi.

Duke folur për rritjen e pagave në të gjithë sektorët, Thaçi tha se, derisa Qeveria e Kosovës ka marrë vendime të prekshme, partitë e tjera janë ankuar pikërisht për këtë nëpër institucione ndërkombëtare.

Alarmi e paniku që u përpoqën të përhapnin në zgjedhjet e kaluara u dëshmuan si të rreme, sepse nuk patëm as inflacion dhe as falimentim të buxhetit të shtetit pas rritjes së rrogave, përkundrazi, buxheti i shtetit të Kosovës veç është rritur dhe sipas tij, kemi rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe borxhi publik është ndër më të ultët në Evropë.

  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)