Thaçi, prezanton mundësitë investive në Kosovë
Prishtinë, 20 janar - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka prezantuar mundësitë investive në Kosovë me drejtorin e Institutit për promovim ekonomik pranë Odës Ekonomike Austriake.
"Pas takimeve të dendura në Prishtinë, pasdite mbajta një prezantim të diplomacisë ekonomike kosovare në një panel në Vjenë. Aty prezantova mundësitë investive në Kosovë me drejtorin e Institutit për promovim ekonomik pranë Odëns Ekonomike Austriake Karl H. Pisec, Oskar Mencer drejtor i Computer Architecture Research Group në Imperial College të Londrës, Mario Rehulka Presidenti Asociacionit të Aviacionit Austriak, Traicho Traikov, ish Minister i ekonomisë në Bullgari dhe Jan Zielonka, profesor në Universitetin e Oksfordit\",ka shkruar ai ne facebook.
Gjatë prezantimit tim theksova rëndësinë e madhe që ka investimi në infrastrukturë kombëtare për të siguruar rritjen ekonomike. U tregova të pranishëmve që Kosova ka ndërmarrë investime shumë të rëndësishme dhe cilësore në këtë fushë duke ndërtuar autostradën Prishtinë-Shqipëri, aeroportin modern të Prishtinës si dhe duke nisur autostradën që shkon drejt Shkupit. Para përfundimit janë edhe investimet në Brezovicë, TC Kosova e Re por edhe investimet austriake ne hidro-energji.
"Mirëpo tanimë ka ardhur koha që të merremi me projekte infrastrukturore më të mëdha rajonale që do të kërkojnë mbështetjen nga investitorë dhe donatorë të huaj\", ka theksuar ai.