Thaçi: Presim një kredi prej 50 milion dollarësh nga Japon
Prishtinë, 18 prill - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se kanë nisur efektet e para pozitive nga vizita e tij në Japoni.
Përmes profilit të tij në Facebook Thaçi ka paralajmëruar se do të marrin të paktën 50 milionë dolarë kredi nga Japonia, e cila do të shfrytëzohet për krijimin e vendeve të reja të punës.
\"Lajm i mirë! Vizita në Japoni po sjell rezultatet e para konkrete. Jemi duke negociuar kredi të buta prej minimum 50 milionë dollarë për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.\"
\"Këto mjete do të jenë komplementare me Fondin e Punësimit që do ta krijojmë\", ka shkruar Thaçi.