17 Nëntor 2024

Thaçi premton diplomaci ekonomike aktive

Tiranë, 13 janar - Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me biznesmen kosovarë, të cilët tashmë eksportojnë mallin e tyre në Shqipëri.

Zëvendëskryeministri Thaçi është interesuar për nevojat e afaristëve për të ngritur kualitetin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në sferën e ekonomisë.

Me këtë rast, ai ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme për të mbështetur afaristët kosovare në promovimin e produkteve të tyre në Shqipëri dhe në shtetet tjera të rajonit.

“Gjatë takimit që pata me biznesmenë kosovarë në Shqipëri u tregova se do përpiqem ndërtoj një partneritet të mirëfilltë me sipërmarrësit privatë në mënyrë që misionet tona diplomatike të shndërrohen njëherazi në institucione të marketingut të ekonomisë kosovare dhe të produkteve Made in Kosova”, ka theksuar Thaçi.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se do të ketë një angazhim maksimal në lehtësirat e qarkullimit ndërkombëtarë të mallrave kosovare.

“Ne gjithashtu do të angazhohemi për krijimin sa më shumë lehtësirave të udhëtimit të biznesmenëve dhe të qarkullimit ndërkombëtar të mallrave dhe kapitaleve kosovare”, ka theksuar Zëvendëskryeministri Thaçi.

Sipas tij, do të ketë një dinamizmi të punës së Ambasadave të Republikës së Kosovës në botë, për të promovuar produktet kosovare dhe për krijimin e komunikimit me biznese ndërkombëtare.

“Prej ambasadave tona do të ndërmerren veprimtari të shumëfishta në vendet pritëse për të përmirësuar imazhin dhe kredibilitetin jo vetëm për Kosovën si shtet por dhe për produktet e eksporteve të Kosovës si dhe për Kosovën si destinacion investimesh dhe turistësh”, ka paralajmëruar Thaçi.

Gjatë ditës së djeshme,  Zëvendëskryeministri Thaçi ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të lartë shtetëror në Shqipëri.

Fillimisht ai është takuar me Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, më pas me kryeministrin Edi Rama, presidentin, Bujar Nishani, kryeparlamentarin Ilir Meta, shefin e opozitës dhe kryetarin e Tiranës, Lulzim Basha si dhe ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Në këtë vizitë zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një ceremoni të organizuar nga Universiteti i Tiranës i është ndarë çmimi “Doctor Honoris Causa” me motivacionin për kontribut te shquar në lirinë e popullit te Kosovës si dhe për reformat integruese drejt familjes euroatlantike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)