17 Nëntor 2024

Thaçi: Po punojmë për buxhetin e vitit 2015

Prishtinë, 14 tetor - Hashim Thaçi, edhe pse kryeministër në detyrë, ka bërë me dije se janë në fazën finale të përpilimit të buxhetit të vitit 2015, i cili, sipas tij, është i vetmi në rajon që vazhdon të rritet në bazë të zhvillimit të ndjeshëm ekonomik të Kosovës si dhe rritjes së të hyrave.

“Jemi në fazën finale të përpilimit të buxhetit të vitit 2015, i cili është i vetmi në rajon, që vazhdon të rritet në bazë të zhvillimit të ndjeshëm ekonomik të Kosovës si dhe rritjes së të hyrave. Buxheti do të inkorporojë investime kapitale më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe rritjen e mirëqenies sociale”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, buxheti është i bazuar në rritjen ekonomike prej 4.6 % dhe me vlerë totale prej 1 miliard e 670 milionë eurosh. “Do të jemi të përgjegjshëm me paranë publike duke u fokusuar në nevojat e Kosovës për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Thaçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)