Thaçi: Pagat do të rriten nga data një prill
Prishtinë, 4 mars - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi se do të vazhdojë angazhimi për organizimin e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike në të gjithë vendin.
Thaçi qëndroi mbrëmë në Lipjan ku u takua me anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së. Ai gjatë vizitës në Lipjan theksoi se rritja e pagave për punonjësit civilë do të fillojë që nga data një prill 2014.
Në mandatin e tretë që synojmë të fitojmë do të fokusohemi tek zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve, u shpreh Thaçi.