Thaçi: Misioni i ri i Kosovës, krijimi i vendeve të reja të punës
Prishtinë, 11 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se misioni i ri i Kosovës do të jetë krijimi i vendeve të reja të punës dhe sigurimi i pagave më të mira për familjet kosovare.
"Unë kam premtuar gjithmonë paga të mira për familjet kosovare. Sot ne morrëm një hap tjetër përpara. Pagat do të rriten 25% për të gjitha kategoritë e shërbyesve publikë, përfituesit e skemave sociale, pensionistët, familjet e dëshmorëve", ka shkruar ai në facebook.