Thaçi: Mbyllja e kazinove, luftim i informalitetit
Prishtinë, 31 janar - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, aksionin e kësaj jave për mbylljen e shumë kazinove dhe bastoreve në Kosovë, e ka vlerësuar si një hap të rëndësishëm në luftimin e informalitetit, por edhe largimin e lojërave të fatit nga afërsia e shkollave.
Sipas Thaçit, aksioni u ndërmor pas mbledhjes së fundit të Qeverisë ku është miratuar Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale.
Me autoritetet tatimore dhe Ministrinë e Financave po kujdesemi që tatimet të paguhen nga të gjithë, që të mundësojmë realizimin e projekteve në punësim, shkollim, shëndetësi, mbrojtje të ambientit dhe infrastrukturë, ka shkruar kryeministri Thaçi në Facebook.