18 Nëntor 2024

Thaçi lanson projektin e furnizimit me ujë të pijshëm për Prishtinën

Prishtinë, 16 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot përmbylljen e punimeve që janë kryer në lëshimin në funksion të gypit furnizues për Liqenin e Badovcit nga kanali i “Ibër Lepencit”.

 
I shoqëruar nga kryeshefat ekzekutivë të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci” dhe Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Kryeministri Thaçi ka vizituar edhe stacionin e pompimit në afërsi të Liqenit të Badovcit.

 
Pas vizitës, Kryeministri Thaçi është deklaruar para mediave:

 
“Ne kemi qenë edhe para shtatë ditësh dhe e kemi vizituar këtë projekt, i cili u përmbyll sot. Dëshiroj të falënderoj edhe z.Vataj,  edhe z.Beqaj,  Ujësjellësin  e Prishtinës dhe “Ibër-Lepencin”, për punën e jashtëzakonshme që e kanë bërë me mbështetje të plotë të Qeverisë në këto ditë, për të përmbyllur këtë projekt të rëndësishëm për furnizimin me ujë të Prishtinës, nga Ujmani këtu në Badoc.
 

Ne sot edhe e lansuam këtë projekt, i cili do të furnizojë Prishtinën, por edhe Graçanicën.

Gjithashtu, është një projekt i rëndësishëm, i cili do të furnizon dhe do të normalizon në masë të theksuar gjendjen me ujë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
 

Lansimi i këtij projekti sot dëshmon se kur ka vullnet të kryhen punët, kryhen me kohë, në afat të rregullt dhe me këmbëngulësi të madhe. Ka pasur mundësi që ky projekt të realizohet tash e 15 vjet, por është me rëndësi që tash po përmbyllet në këtë kohë të rëndësishme për qytetin dhe qytetarët e Prishtinës. Edhe “Ibër-Lepenci” edhe Ujësjellësi i Prishtinës do ta kenë mbështetjen time të plotë, të Qeverisë së Kosovës në çdo projekt, që është në interes të qytetarëve të Prishtinës.

 
Në kemi vizituar projektin për ngrohje me avull në qytetin e Prishtinës dhe sot lansuam edhe projektin për furnizim me ujë, që besoj se do ta normalizojë gjendjen në masë të theksuar në kryeqytetin e Prishtinës. Do të vazhdojmë me projekte të tjera për Prishtinën– tha kryeministri Thaçi.

 
Kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Gjelosh Vataj ka falënderuar kryeministrin e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të  Qeverisë së Republikës së Kosovës, për projektet e Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

 
“Dua të theksoj se prej këtij momenti stacioni i pompave në Badoc, punon me kapacitet të plotë, 400 deri në 450 litra në sekond. Qytetarët do të ndjejnë menjëherë efektin e kësaj pune” – tha z.Vataj.

 
Hajdar Beqaj, kryeshef i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci” theksoi se nga sot “Ibër Lepenci” e furnizon Liqenin e Badocit, nga sot i mbulon të gjitha kapacitetet  dhe kërkesat që ka Ujësjellësi Rajonal Prishtina për furnizim me ujë për Prishtinën.

“Falë kryeministrit të Republikës së Kosovës, falë angazhimit të fuqishëm 24 orësh të punëtorëve të “Ibër Lepencit” dhe Ujësjellësit Rajonal Prishtina, të cilët i falënderojmë, ky projekt sot është funksional  dhe nga ky moment Prishtina furnizohet nga Liqeni i Ujmanit dhe nuk ka më vend për shqetësim. Çdo gjë është funksionale me kapacitete të plota 450 litra në sekond, sa janë edhe kapacitetet e pompave dhe fabrikës për Prishtinën” – tha z.Beqaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)