01 Maj 2025

Thaçi: Kosova ka nevojë për vende të reja të punës

Prishtinë, 27 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitave që është duke iu bërë bizneseve kosovare, sot ka vizituar birrarinë “Sabaja” në Prishtinë, ku u prit nga pronarët e biznesit, kosovaro-amerikan.

\"Për mua është një kënaqësi e veçantë që vizitoj një biznes kosovaro-amerikan, këtu në Prishtinë, një biznes të ri, një biznes shumë të suksesshëm, një biznes i ri ky, i cili tanimë veç ka krijuar një traditë të mirë me birrarinë “Sabaja”, që ka krijuar 21 vende të punës\", ka theksuar ai.

Ai ka bërë të ditur se ka biseduar edhe me pronarët e kësaj birrarie që janë amerikan dhe kosovar të Prishtinës. I urova për suksesin e tyre, por në të njëjtën kohë i përgëzoj shumë për krijimin e vendeve të reja të punës, e fokusi i Qeverisë së Kosovës do të mbetet mbështetja e plotë e biznesit, zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës.

\"Ky lloj biznesi është modeli më i mirë që mund të bëhet model edhe për bizneset tjera. Prandaj unë dëgjova edhe këshilla edhe rekomandime edhe prej Alexit, edhe prej vendorëve se si të angazhohemi edhe më tepër, për modele të tilla të biznesit, që të hapen në të ardhmen në Kosovë, të krijojnë vende të reja të punës\", ka pohuar ai.

Thaçi ka theksuar se është për t’i inkurajuar këtë biznes dhe bizneset tjera por, edhe për të dëgjuar këshilla dhe rekomandime për punën këtu, që të krijojmë klimë më të mirë për biznesin, për të krijuar vende të reja të punës, të zhvillojmë ekonominë tonë, të zhvillojmë sektorin privat, e tash ehe me krijimin e fondit për punësim dhe zhvillim, do të hapim mundësi shumë më të mëdha që institucionet të jenë sa më afër biznesit në mbështetje të tyre.

\"Çelësi i suksesit edhe i institucioneve edhe i biznesit, për krijimin e vendeve të reja të punës është kultivimi i partneritetit të Qeverisë me biznesin, dhe ky partneritet do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Jam shumë i inkurajuar që sot dëgjova, u informova që tanimë birraria “Sabaja” është konsoliduar në tregun kosovar, ndërsa ka filluar gradualisht të jetë prezentë edhe në Kroaci, edhe në Çeki, edhe në vendet e rajonit kështu që ndihem shumë krenar me këtë sukses\", ka pohuar ai.

Ndërsa pronarët e birrarisë “Sabaja” u shprehen tepër të lumtur për vizitën e kryeministrit Thaçi në biznesin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)