18 Nëntor 2024

Thaçi: Kosova i ka të kursyera mbi 1.5 miliardë euro

Prishtinë, 30 prill - Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka treguar se Kosova i ka të kursyera mbi 1.5 miliardë euro mjete shtetërore në banka evropiane.Sipas tij, një pjesë e këtyre mjeteve do të përdoret për t’u investuar dhe për tu plasuar në vend si Fond i punësimit.

Thaçi, shprehet optimist se ky fond do të krijon vende të punës në mbarë Kosovën.

"Kosova i ka të kursyera mbi 1.5 miliardë euro mjete shtetërore në banka europiane. Një pjesë e këtyre mjeteve do të përdoret për t'u investuar dhe plasuar në Kosovë si Fond i Punësimit, që të krijojmë vende të reja të punës dhe mundësi investive për ndërmarrje kosovare. “, ka shkruar Thaçi,përmes një statusi në rrjetin social facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)