02 Maj 2024

Thaçi: kemi obligim të krijojmë vende të reja të punës

Prishtinë, 1 prill - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafajn, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e komunitetit shqiptarë në Amerikë me Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë angazhimin e komunitetit shqiptaro-amerikan për Kosovën. Kosova do të vazhdojë procesin e konsolidimit dhe forcimit të shtetit dhe në forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto relacione do të avancohen në vazhdimësi, ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.

Në takim është vlerësuar edhe bashkëpunimi i komunitetit shqiptaro-amerikan, me ambasadën e Kosovës në Uashington në drejtim të implementimit të projekteve të përbashkëta dhe në lobimin për njohjet të reja të Republikës së Kosovës. 

“Tash kemi obligim që të zhvillojmë vendin tonë dhe të krijojmë vende të reja të punës. Në këtë drejtim është duke u punuar për sjelljen e investitorëve  amerikan në Kosovë.  Kosova është vendi i mundësive të mëdha, ndërsa SHBA-të e kanë eksperiencën dhe potencialin e jashtëzakonshme investues. Kosova i ka mirëpritur dhe do t’i mirëpres investimet nga të gjitha  drejtimet, qoftë në procesin e privatizimit apo të investimeve të ndryshme”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar me angazhimet dhe mbështetjen e gjithanshëm të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve në Kosovë.

“Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me ambasadën e Kosovës në Uashington dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës në kontaktimin e ambasadave të ndryshme të shteteve të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën në mënyrë që të vazhdojë njohja e shtetit të Kosovës” ka thënë Avni Mustafaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)