Thaçi: Kemi garantuar votat për anëtarësim në BERZH
Prishtinë, 29 shkurt - Kosova do të trajtohet si të gjitha vendet tjera, e barabartë, dhe ky hap, ky standard bëhet vetëm për vendet e pavarura dhe sovrane dhe të njohura ndërkombëtarisht, kjo do të bëjë shkurtimin e rrugës për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do të vazhdohet me marrëdhëniet kontraktuale me BE-në.
Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë ndërsa shtoi se tashmë janë të konfirmuara edhe zyrtarisht votat e mjaftueshme për anëtarësimin e Kosovës në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim.
Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi tha se kjo mbledhje e qeverisë është e veçantë sepse dje edhe është konfirmuar nga Këshilli i Ministrave të BE-së, avancimi i perspektivës evropiane për Republikën e Kosovës me Studimin e Fizibilitetit.
\"Ky është hapi i parë konkret, unik në mbështetje të shtetit të Kosovës. Gjatë muajit mars, ne do të aplikojmë si Republikë e Kosovës, dhe do të respektojmë procedurat e rregullta që të bëhemi anëtarë të barabartë në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim Evropian tha kryeministri Thaçi.