Thaçi inspekton punimet ne autostradën Vermicë-Merdarë
Vizita është përqendruar në segmentet 5 dhe 4, përkatësisht në pjesën nga Bllaca deri në hyrje të Prizrenit, ku është duke u punuar edhe në dy turne, për të përmbyllur në afatin e premtuar, deri më 30 tetor, asfaltimin e 38 kilometrave të parë të kësaj autostrade.
Kryeministri Thaçi ka shprehur kënaqësinë me ecurinë e punës sipas parashikimeve në këtë projekt, që ka një rëndësi të lartë zhvillimore për Kosovën. Qeveria deri tani ka përmbushur të gjitha obligimet e veta për realizimin e këtij projekti brenda afatit.
Ky përkushtim i Qeverisë së Kosovës, ka theksuar kryeministri Thaçi, do të vazhdojë deri në realizimin e plotë të këtij projekti madhor shtetëror.
Punët në realizimin e këtij projekti do të ndalen vetëm me asfaltimin e kilometrit të fundit të autostradës në Merdarë ka siguruar kryeministri Thaçi.
Aksioni i Qeverisës së Kosovës për të vënë rendin dhe ligjin në veri të vendit ka rëndësi për sigurinë e vendit tonë, ndërsa realizimi i projektit të autostradës Vërmicë-Merdare ka rëndësi për zhvillimin e tij. Andaj edhe këto dy projekte janë të lidhura dhe të rëndësishme për shtetin e Kosovës, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, duke u përgjigjur në interesimin e medias lidhur me zhvillimet e fundit në veriun e vendit.
Drejtuesit e kompanive, ekzekutuese të projektit, Bechtel dhe Enka, kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në realizimin e projektit të autostradës sipas marrëveshjes dhe kanë shprehur angazhimin e tyre që realizimi i këtij projekti do të bëhet brenda afateve të premtuara dhe të planifikuara me marrëveshjen për realizimin e projektit me Qeverinë e Kosovës.
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, bashkë me drejtuesit e konsorciumit Bechtel dhe Enka, kanë inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në autostradën Vërmicë-Merdarë. Vizita është përqendruar në