Thaçi: Fondi krijon mundësi të reja të punësimit dhe zhvillimit ekonomik
Prishtinë, 28 mars Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Odën Ekonomike të Kosovës, ka shpalosur Fondin e punësimit dhe nevojat e komunitetit të biznesit për punësim.
Ai para komunitetit biznesor nw vend, ka bwrw me dije se ka vendosur që Qeveria e Kosovës të marr së shpejti vendimin për themelimin e Fondit të Punësimit, i cili do të bazohet në një pjesë të mjeteve financiare prej 1 miliard euro, që shteti i Kosovës ka në bankat e jashtme dhe që do të riatdhesohen.
Ky Fond do të krijojë mundësi të reja të përkrahjes së punësimit dhe zhvillimit ekonomik, duke përdorur praktikat më të mira investuese. Fushat e mundshme të angazhimit të Fondit janë:
a. Përkrahje për ndërmarrësit e rinj dhe ndërmarrjet e vogla, duke u dhënë përparësi atyre që hapin më shumë vende të reja të punës;
b. Përkrahje për ndërmarrjet e mesme, që synojnë investime në rritjen e kapacitetit prodhues, përmirësimin e standardeve të prodhimit dhe shtimin e të punësuarve;
c. Përkrahja për korporata, që kanë për qëllim investime në fusha deficitare, apo inovative, si energjia e ripërtërishme, teknologjia informative, veprimtaritë eksportuese, etj.
d. Garantimit te kredive në bujqësi dhe prodhimtari, me synim të zbritjes së normave të interesit në 5%
e. Përkrahje direkte bizneseve të vogla që nuk kanë qasje në bankat komerciale.
f. Përkrahje për projektet prezente të bankave zhvillimore evropiane dhe bashkëdyzimi i mjeteve me projekte te gjenerimit të vendeve të punës.
e. Këshillë-dhënie për tërheqje të investitorëve seriozë nga jashtë.
Sipas tij qeveria nuk mund të themelojë bankë, dhe po ashtu nuk mund të themelojmë fond për të mbuluar paga apo shpenzime operative të kujtdo
Ky është fond puro investiv që do të shikon mundësitë e ndryshme të përkrahjes si plotësim i punës së bankave zhvillimore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, USAID, Qeverive të Norvegjisë dhe Zvicrës, ka pohuar ai.
Sipas tij Investimet e ngjashme përkrahen edhe nga BE, për vendet anëtare të BEsë, EFTAs, dhe IPAs, përmes programeve si vijon: CIP, Progress, JEREMIE, JASMINE, PSCI dhe RSI.
Ky fond do të administrohet me transparencë dhe profesionalizëm dhe qeverisje te mire, duke aplikuar nivelet më të larta të ekspertizës dhe eksperiencës ndërkombëtare, si dhe duke huazuar praktikat më të mira të ngjashme, ka pohuar ai.
Sipas tij për ta ndërtuar dhe vënë atë në veprim ne do të mbështetemi gjithashtu në bashkëpunimin e ngushtë me organizatat prestigjoze ndërkombëtare dhe me ndihmën e vendeve mike perëndimore.
Fondi do te krijohet ne bashkëpunim te thelle me bankat zhvillimore botërore prezente ne Kosove. Fondi i punësimit do të luaj një rol vendimtar në përmbushjen e misionit të ri të zhvillimit që kemi përpara, ka pohuar ai.
Sipas tij pasuria më e madhe që ka Kosova sot është potenciali i burimeve njerëzore. Ne jemi populli më i ri në Evropë dhe ky fond do bëj të mundur që gjithë ky potencial i madh i krahut të punës të shpërfaqet e të vihet në përdorim.
Unë jam i bindur se Fondi i Punësimit do ti jap një hov të madh ekonomisë së Kosovës duke mundësuar hapjen e bizneseve të reja dhe konsolidimin e bizneseve ekzistuese, si dhe duke rritur mirëqenien e qytetarëve nëpërmjet hapjes së vendeve të reja të punës.
"Ne do të jemi në dispozicion të dialogut, të debatit, të dëgjimit të opinioneve tuaja, këshillave tuaja, rekomandimeve. Jemi këtu së bashku edhe me ministrin Beqaj, prandaj, me siguri kryetari do ta hapë debatin, ti dëgjojmë opinionet tuaja, se si mund të implementohet ky fond, dhe si do të jetë ky partneritet edhe më i mirë, edhe më i produktiv mes Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit të biznesit", ka pohuar ai.