Thaçi: do të shkojnë deri në fund hetimet për 111 zyrtarë
Prishtinë, 5 qershor - Kryeministri Hashim Thaçi tha sot se politika nuk duhet të ndërhyjë në sistemin i drejtësisë, duke ritheksuar angazhimin për luftën e pakompromis kundër korrupsionit.
Ai theksoi se do të shkojnë deri në fund hetimet për 111 zyrtarë të dyshuar për korrupsion që prej vitit 1999.
Kryeministri Hashim Thaçi ritheksoi sot se lufta kundër korrupsionit do të jetë e pakompromis. Ai tha se politika nuk duhet të ndërhyrjë në sistemin e drejtësisë. Të gjithë janë të barabartë para ligjit tha Kryeministri Thaçi.
Ai tha se do të hetohen deri në fund 111 raste të dyshuara për përfshirje në korrupsion që nga vitit 1999.
Janë 111 raste të dyshuara për hetime të zyrtarëve të lartë të të gjitha kohërave të institucioneve nga 1999 deri më tani. Dua ti sigurojë qytetarët e Kosovës se nuk do të mbetet as një rast pa u hetuar dhe pa u përfunduar, në bazë të standardeve të drejtësisë, tha Thaçi.
Thaçi tha se ky proces do të jetë i gjatë dhe i gjerë. Ai tha se sistemi i drejtëssië ka mbështetjene plotë teknike e financiare të Qeverisë, me qëllim të funksionimit sa më të mirë të tij. Ai shprehu zotimin e Qeverisë se luftën e nisur kundër korrupsionit do ta çojë deri në fund.
Këtë qëndrim Kryeministri e shprehu në një konferencë në aeroportin e Prishtinë, pas kthimit nga Finlanda. Me këtë rast, Kryeministri foli edhe për investimet në Mitrovicë, me theks të veçantë për procesin e kthimit.
Ai u zotua se me rishikimin e buxhetit, do të ndahen fonde për ndërtimin e shtëpive për ata që duan të kthehen. Kryeministri tha se qyteti i Mitrovicës do të ketë trajtim të veçantë, për shkak të specifikave që ka.